Kështu do të luajmë edhe ndaj Serbisë, thotë trajneri i Zvicrës

Botërori 2018

Kështu do të luajmë edhe ndaj Serbisë, thotë trajneri i Zvicrës

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 00:05
Vladimir Petkovic thotë se është koha që të gjithë ta marrin më seriozisht ekipin e tij.

Strategu i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka përgëzuar futbollistët e tij për paraqitjen ndaj kombëtares së Brazilit.

Superylli Philippe Coutinho ishte ai që i dha epërsinë Brazilit, por Steven Zuber me anë të një goli me kokë arriti që të barazojë rezultatin.

Zvicra luftoi dhe shfaqi paraqitje mbresëlënëse ndaj pesë herë kampionit të botës dhe Vladimir Petkovic thotë se është koha që të gjithë ta marrin më seriozisht ekipin e tij.

“Shpresoj se njerëzit tash do të na marrin më seriozisht”.

“Ndonjëherë ka mungesë të mirënjohjes dhe mendoj se kjo është keq sepse shumë herë ne luajmë shumë mirë. Ne kemi humbur vetëm një herë në kualifikime”.

“Kemi treguar se ky ekip gjithmonë beson në vete dhe luan mirë me konsistencën e njëjtë të të shkuarit përpara. Ne do të luajmë kështu edhe ndaj Serbisë”, u shpreh Petkovic pas ndeshjes.

Në Rostov on Don ishin të pranishëm 47 mijë shikues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat