Januzaj e komenton ndërhyrjen e ashpër nga De Bruyne: Nuk më ka brengosur aspak

Botërori 2018

Januzaj e komenton ndërhyrjen e ashpër nga De Bruyne: Nuk më ka brengosur aspak

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 21:05
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj dhe Kevin De Bruyne ditë më parë u bën lajm në mediat e mëdha botërore.

Kjo pasi gjatë stërvitjes së Përfaqësueses së Belgjikës, ylli i Mancheser Cityt kishte ndërhyrë ashpër në anësorin shqiptar.

De Bruyne pas ndërhyrjes as nuk e kishte kthyer kokën për të shikuar a është mirë Januzaj dhe kjo la shumë dyshime se dyshja nuk kanë raporte të mira.

Por, për 23-vjeçarin kjo nuk është aspak problem dhe tashmë e ka harruar gjithë këtë ‘incident’.

“Ajo nuk më ka brengosur aspak, sepse është pjesë e intensitetit të stërvitjes. Nuk duhet të nxirrni asgjë nga kjo, është diçka normale”, ka thënën Janzuaj.

“Jam një driblues dhe Kevin vetëm deshi të marr topin”.

“Jemi në Kampionatin Botëror dhe intensiteti është shumë i madh”, shoti anësori shqiptar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat