Low: Luajtëm keq, Meksika ishte më e fortë

Botërori 2018

Low: Luajtëm keq, Meksika ishte më e fortë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 20:35
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low e ka pranuar se ekipi i tij luajti shumë dobët në ndeshjen e parë ndaj Meksikës.

Kampioni aktual botëror u befasua duke u mposhtur nga Meksika me rezultat minimal 1 me 0.

Loë, trajneri gjerman tha se ekipi i tij luajti dobët gjatë pjesës së parë prandaj u ndëshkua.

“Ne kemi luajtur shumë keq gjatë pjesës së parë. Nuk reflektuam si zakonisht. Por, në pjesën e dytë ishim më të mirët, megjithatë Meksika ishte e fortë dhe u mbrojt mjaftë mirë”, ka thënë Low.

Kundërshtari i radhës për Gjermaninë do të jetë klubi europian, Suedia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat