Nga grumbullimi i kombëtares egjiptiane dalin sërish dyshime në lidhje me formën fizike të sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, që në ndeshjen e parë ndaj Uruguajt nuk u aktivizua.Trajneri Hector Cuper deklaroi se lojtari do të jetë gati për dy takimet e radhës dhe se nuk e aktivizoi nga frika për të evituar ndonjë dëmtim më të rëndë të “faraonit”, të dëmtuar tri javë më parë në finalen e Champions League. Ndoshta shpatulla e tij nuk është ende gati dhe janë tre shokë të skuadrës që e ndihmojnë yllin e Liverpoolit për t’u bërë gati. Ky nuk është një gjest i një lojtari që është 100 për qind gati për të luajtur në një Botëror. Me 19 qershor Rusia ndeshet me Egjiptin.