Ndodhë befasia e parë në Botëror, mposhtet Gjermania

Botërori 2018

Ndodhë befasia e parë në Botëror, mposhtet Gjermania

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:37
Festimi i golit

(E plotësuar) - Në “Luzhniki Arena” ka ndodhur surpriza më e madhe deri në këtë pikë të Kupës së Botës, pasi Meksika fitoi 1-0 ndaj Gjermanisë, kampione e botës në fuqi.

Një Meksikë e shkëlqyer në pjesën e parë bëri mrekullinë, duke shënuar me anë të sulmuesit Hirving Lozano, gjatë një kundërsulmi të shkëlqyer të amerikano-latinëve. Futbollisti i PSV Eindhoven mposhti Neuer, pas pasimit të marrë nga Javier Hernandez, në minutën e 35-të.

Ky ishte goli i parë i pësuar nga Gjermania në një Kupë të Botës, pas 563 minutash, që nga ndeshja kundër Ganës në “Brazil 2014”. Meksika nuk e humbiste topin dhe sa herë e kishte në zotërim vinte në vështirë mbrojtjen e kampionëve të Botës.

Në pjesën e dytë, Gjermania dominoi në qarkullimin e topit dhe teriotarialisht, por pa e thyer për asnjë moment mbrojtjen e Meksikës.

Vlen për t’u përmendur se në 15 minutat e fundit të ndeshjes te Meksika luajti edhe Rafael Marquez, i cili barazoi rekordin me pesë pjesëmarrje në historinë e kampionateve botërore.

Në ndeshjen tjetër, Gjermania duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Suedisë, për të pretenduar kualifikimin, ndërsa Meksika e sheh veten në një pozitë të favorshme në Grupin F dhe do të ndeshjet me Korenë e Jugut.

***

Ndeshja po shkon drejt fundit, raste të mira të krijuara nga të dy skuadrat, por Gjermania  nuk po arrin asesi të barazoj rezultatin, ndërkaq Meksika po tregohet shumë e rrezikshme në kundërsulme.

***

 Gjermania dhe Meksika zhvillojnë sot ndeshjen e parë në kampionatin botëror, "Russia2018".

Minuta e 63-të e ndeshjes është duke u zhvilluar, rezultati ende është 0 me 1. Gjermania po mundohet më të gjitha forcat të barazojë rezultatin por reparti i mbrojtjes së Meksikës nuk po lejon një gjë të tillë.

Përfundon pjesa e parë

Meksika ka shkuar në pushim mes dy pjesëve me epërsi minimale ndaj ish kampionit të Botës, Gjermanisë.

Golin për kombëtaren e Meksikës e ka shënuar Lozano në minutën e 35-të.

 Gjermania - Meksikë, shënohet goli i parë

Minuta e 35.

Është shënuar goli i parë në ndeshje.

Kombëtarja e Meksikës ka arritur të kalojë në epërsi pas golit të shënuar nga Lozano i cili shënoi pas një asisti nga Chicarito.

Image

 Gjermania dhe Meksika zhvillojnë sot ndeshjen e parë në kampionatin botëror, "Russia2018".

Ndeshja ka filluar me një ritëm të lartë nga të dy skuadrat duke krijuar nga një gjysmë rast por gola nuk ka.

***

 Gjermania dhe Meksika zhvillojnë sot ndeshjen e parë në kampionatin botëror, "Russia2018".

Fillon ndeshja.

Kombëtaret paraqiten me këto përbërje.

Gjermania: Neuer, Kimmich, Boateng, Hummels, Plattenhardt, Khedira, Kroos, Muller, Ozil, Draxler, Werner.

Meksika: Ochoa, Salcedo, Ayala, Moreno, Gallardo, Layun, Lozano, Guadrado, Herrera,Vela, Chicarito.

Gjermani - Meksikë, formacionet zyrtare

Gjermania dhe Meksika do të luajnë këtë pasdite mes tyre ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin F të Botërorit.

Kjo sfidë do të luhet në orën 17:00 në “Luzhniki Arena” të Moskës dhe tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Ja formacionet zyrtare të dy kombëtareve:

Gjermania: Neuer, Kimmich, Boateng, Hummels, Plattenhardt, Khedira, Kroos, Muller, Ozil, Draxler, Werner.

Meksika: Ochoa, Salcedo, Ayala, Moreno, Gallardo, Layun, Lozano, Guadrado, Herrera,Vela, Chicarito.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat