Salah sërish probleme më shpatullën

Botërori 2018

Salah sërish probleme më shpatullën

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:21
Mohamed Salah

Nga grumbullimi i kombëtares egjiptiane dalin sërish dyshime në lidhje me formën fizike të sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, që në ndeshjen e parë ndaj Uruguajit nuk u aktivizua (Egjipti u mund 1-0).

Trajneri Hector Cuper deklaroi se lojtari do të jetë gati për dy takimet e radhës dhe se nuk e aktivizoi nga frika për të evituar ndonjë dëmtim më të rëndë të “faraonit”, të dëmtuar tri javë më parë në finalen e Champions League.

Edhe pse nga Egjipti deklarojnë se Salah do të jetë në fushë, fotot e publikuara sot lënë shumë vend për dyshime. Numri 11 i kombëtares egjiptiane është “kapur mat”, duke u ndihmuar nga shokët e skuadrës për të veshur fanellën e stërvitjes. Ndoshta shpatulla e tij nuk është ende gati dhe janë 3 shokë të skuadrës që e ndihmojnë ylli i Liverpool për t’u bërë gati. Ky nuk është një gjest i një lojtari që është 100% gati për të luajtur në një Botëror.

Nga Rujsia dalin dyshime se stafi i Egjiptit nuk jep informacione të sakta në lidhje me gjendjen e lojtarit, madje dyshimet për aktivizimin e tij në ndeshjet e radhës ndaj Rusisë dhe Arabisë Saudite janë të shumta. Ndoshta kjo është një lojë e kombëtares afrikane për të mashtruar rivalët dhe mbajtur në ankth fansat e Salah. Por deri sa të nisë ndeshja me Rusinë, prania e Salah në fushë do të vazhdojë të jetë një enigmë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat