I priti penalltinë Mesit, portieri i Islandës tregon sekretin

Botërori 2018

I priti penalltinë Mesit, portieri i Islandës tregon sekretin

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:10
Hanes Halldorson priti ditën e djeshme penalltinë ndaj Lionel Mesit

Hanes Halldorson mori vëmendjen e të gjithë botës teksa priti ditën e djeshme penalltinë ndaj Lionel Mesit.

34-vjeçari, që aktivizohet me Randers në Danimarkë, tregon se si arriti të bllokonte yllin e Argjentinës, duke i siguruar një pikë plot vlera Islandës së tij.

“Të jem portier i parë i Islandës në këtë Botëror është diçka e jashtëzakonshme për mua, akoma më shumë t’i prisja edhe një penallti futbollistit më të mirë në botë. Një ëndërr e bërë realitet, për më tepër që u shoqërua edhe me 1 pikë në fund”.

“Unë i kisha studiuar penalltitë e tij, sepse e mendoja se diçka e tillë mund të ndodhte. Kam parë me kujdes shumë penallti të tijat, dhe e dija se do të gjuante ashtu” – tregon Halldorson.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat