Messi flet për penalltinë e humbur

Botërori 2018

Messi flet për penalltinë e humbur

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:06
Lionel Messi

Lionel Messi justifikon humbjen e penalltisë në duel me Islandën. Argjentina luajti baras 1:1 me Islandën.  “Vendosa gjithçka në një moment. Doja ta dërgoja topin lart por portieri u hodh në atë krah dhe e priti. Ndihem përgjegjës për penalltinë e humbur. Nëse do të shënohej do të ishim qetësuar dhe do të kishim raste tjera për të shënuar. Ishim të padurueshëm dhe bëmë gabime. I zemëruar dhe i dërmuar ndjehem normalisht pasi humba penalltinë, por jemi të qetë”, tha Messi. “Mendoj se kemi dhuruar një paraqitje të bukur edhe pse islandezët na vunë në vështirësi me ndeshjen defensive”, ka thënl Messi, i cili tani pret takimin me Kroacinë. “Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar. Në Kampionatin Botëror askush nuk të falë asgjë. Tani na duhet të qëndrojmë të qetë dhe të punojmë për të marrë fitoren”, tha Messi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat