Botërori i Rusisë ka filluar dhe sot është dita e katërt e këtij kompeticioni por a e keni menduar ndonjëherë se kush është ekipi që ka luajtur më shumë në Botëror?
Kush është ekipi që ka shënuar më shumë; kush është ekipi që ka pësuar më shumë; kush është ekipi që ka më shumë fitore etj etj...
Brazili dhe Gjermania kanë zhvilluar më shumë ndeshje në Botëroret e luajtura, respektivisht nga 104 dhe 106 ndeshje, gjithashtu ato janë klubet me më shumë gola të shënuar.
Lista e dhjetë ekipeve me më shumë gola të shënuar:
1) Gjermania 224
2) Brazili 221
3) Argjentina 132
4) Italia 128
5) Franca 108
6) Spanja 95
7) Hungaria 87
8) Holanda 86
9) Uruguai 81
10) Anglia 79