Në Islandë ka festë pas barazimit me Argjentinën, fansat ndjekin ndeshjen në shi

Botërori 2018

Në Islandë ka festë pas barazimit me Argjentinën, fansat ndjekin ndeshjen në shi

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 14:23
Islandë

Një pjesë e Islandës ka shkuar në Moskë për të ndjekur kombëtaren në “Rusi 2018” dhe për t’i mbështetur gjatë ndeshjeve, ashtu sikurse bënë në përballjen e parë ndaj Argjentinës, të barazuar 1-1. Një pikë e rëndësishme për skuadrën ishullore, që debuton në një Botëror. Po pjesa tjetër e islandezëve ku janë? Në rrugët e Reykjavik, për të mbështetur skuadrën.

Edhe pse gjatë kohës që luhej ndeshja Islandë-Argjentinë binte shumë shi, ishin të shumtë, disa mijëra, fansat islandezë që ndodheshin në rrugë për të bërë tifo. Dhe në fund gjithçka ia vlejti. Rreth 5 mijë persona në rrugë për të ndjekur së bashku një ndeshje futbolli është një shifër e madhe për një shtet me 300 mijë banorë edhe pse rrebeshi i shiut nuk pushoi për asnjë moment.

Ata u mblodhën në parkun kryesor të qytetit, duke qëndruar deri pas mesnate, pasi dielli perëndon vonë. Tifozë me ngjyrat blu, këngë pa fund, brirë e birra, që nuk pushuan edhe ato pak minuta që Islanda ishte në disavantazh. Entuziazmi në Islandë është rritur ndjeshëm pas barazimit dhe pritet që numri i fansave në dy ndeshjet e radhës në grupe të jetë edhe më i madh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat