Zbulohet sekreti i Anglisë për sukses në Botëror

Botërori 2018

Zbulohet sekreti i Anglisë për sukses në Botëror

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 14:19
Anglia

Misioni i Anglisë për të shkuar sa më larg në Kupën e Botës do të përfshijë edhe një veshjen speciale që futbollistët duhet të mbajnë. Bëhet fjalë për pantallonat e pajisura me ngrohje me bateri, që do të luftojnë kërcënimin e dëmtimeve që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave. Dr Robin Chakraverty, mjeku i ekipit përfaqësues të Anglisë që ka punuar më parë për “British Athletics” dhe ka konstatuar përdorimin e kësaj veshje nga çiklistët, ishte i shqetësuar se futbollistët e grumbulluar nga trajneri Gareth Southgate mund të haste vështirësi në adaptimin me klimën në Rusi.

Kampi stërvitor i “Tre Luanëve” në Repino ka regjistruar temperatura të ulëta 12°C këtë javë, ndërsa Volgograd, aty ku Anglia do të përballet të hënë me Tunizinë pritet që të arrijë në 33°C. Prandaj yjet e Anglisë do të veshin pantallonat “Lizard Heat” që u bazuan në një kërkim të “Loughborough University” në vitin 2012, për të reduktuar rrezikun e dëmtimeve ndërkohë që janë në Rusi.

Pantallonat janë projektuar që të mbajnë muskujt e sportistëve në një temperaturë konstante gjatë periudhës së pushimit, duke limituar ndjeshëm rrezikun e tërheqjeve ose këputjeve muskulore. Ato përdoren zakonsisht gjatë nxehmjes, pushimit të ndeshjes dhe momente të tjera pushimi që lidhen me ndeshjen. Popullariteti i tyre po rritet ndejshëm teksa edhe kampionët e Manchester City janë mes atyre që kanë porositur këto pantallona për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat