Kosta Rika dëshpëroi tifozët e saj

Botërori 2018

Kosta Rika dëshpëroi tifozët e saj

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2018 Në ora: 14:21
Foto nga ndeshja

(E plotësuar): Kosta Rika zhgënjeu në ndeshjen e parë të grupit E, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Serbia.  Futbollistët e Kosta Rikës lëshuan tri mundësi ideale në 20 minutat e parë të takimit dhe kjo i kushtoi shtrenjtë, me humbje në sfidën e parë të Kampionatit  Botëror. Në minutën e 2-të, Kosta Rika pati rast ideal përmes Urenas, por nuk arriti të gjuajë si duhet, pasi që u bllokua këndi nga portieri Stojkoviq.

Pas një minute Gonzalez nga afërsia pati rast të qind për qind, por gjuajtja e tij drejt në duart e portierit serb. Në minutën e 12-të, Gonzalez dështoi nga një pozitë e pastër. Ai nga afërsia në vend që të shënojë, çuditërisht godet topin me kokë larg mbi portën e Serbisë. Në pjesën dytë pikërisht në minutën e 50-të, Mitroviq i vetmuar, por gjuajtjen e tij e pret portieri Keylor Navas. Kur nuk shënon edhe pëson.

Në minutën e 57-të, Aleksandar Kolarov nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, dërgon goditje të fortë mbi murin e Kosta Rikës dhe përfundoi topin në rrjetën e portierit Navas, 0:1. Ky gol ishte fatal për Kosta Rikën, duke pësuar humbje me rezultat 1:0. Kosta Rika dëshpëroi në nismë! Me 22 qershor Brazili takohet me Kosta Rikën (14.00) dhe Serbia me Zvicrën (20.00).

Kosta Rika – Serbia 0:1

Stadiumi “Cosmos Arena” në Samara.

Shënues: Kolarova (56’).

Kartonat e verdhë: Calvo, Guzman – Ivanoviq.

Serbia: Stojkoviq, Ivanoviq, Toshiq, Milenkoviq, Kolarov, Milinkoviq-Saviq, Millivojeviq, Matiq, Lajiq (Kostiq 70’), Tadiq (Rukovina 83’) dhe Mitroviq (Prijoviq (89’).

Kosta Rika: Navas, Gamboa, Acosta, Gonzalez, Duarte, Calvo, Venegas (Bolanos 60’), Guzman (Colindres 73’), Borges, Ruiz dhe Urena (Cambell 66’).

 

 

84’ Kosta Rika në presion, assesi të gjej golin.

80’ Vazhdojnë përpjekjet e Kosta Rikës por pa efekt deri me tani.

76’ Kosta Rika është në një situatë të palakmueshme dhe shpreson në barazimin e rezultatit.

71’ Nuk ka ndryshim rezultati, Serbia është në epërsi.

68’ Kosta Rika kërkon me këmbënguljen golin e barazimit, ndërsa rivali mbrohet me të gjitha forcat.

61’ Kosta Rika me gjithë lojën e mirë nuk arriti të shënojë deri me tash dhe kur nuk shënon edhe pëson.

57’ Aleksandar Kolarov nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, dërgon goditje të fortë mbi murin e Kosta Rikës dhe përfundoi topin në rrjetën e portierit Navas, 0:1.

50’ Rast ideal për Serbinë. Mitroviq i vetmuar por gjuajtjen e tij e pret portieri Keylor Navas.

46' Rezultati 0:0.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

43' Rezultati edhe më tej 0:0.

39 Urena dërgoi goditje larg mbi portën e Serbisë.

34’ Nuk ndryshim rezultatit, serbët duken më agresiv në drejtim të portës së Kosta Rikës.

32’ Kosta Rika lëshoi dy mundësi të mira në fillim të takimit dhe të pafalshëm, sepse Urena dhe Gonzalez ishin në pozita të qind për qindta.

30’ Nuk ndryshim rezultati, Kosta Rika se ka tempon e lojës sikurse në 20 minutat e para.

22’ Kosta Rika po tregon lojë të mirë, e cila mundohet të shënon sa më parë.

18’ Pa gola edhe më tutje, rastet nuk mungojnë sidomos nga Kosta Rika.

12’ Gonzalez figurë tragjike! Ai nga pozita e afërt në vend që të shënojë, çuditërisht gjuajti larg mbi portën e Serbisë. Ky ishte rasti më i mirë deri me tash.

10’ Loja mjaft e mirë, deri me tash Kosta Rika ka qenë më energjike dhe pati dy raste të mira, por e pafat që të shënojë kundër Serbisë.

5’ Nuk ka gola. Kosta Rika pati dy raste të mira, por e pafat.

3’ Gonzalez nga afërsia mundësi të artë, por gjuajtja e tij drejt në duart e portierit serb.

2’ Kosta Rika rast ideal përmes Urena, por nuk arriti të gjuajë si duhet pasu u bllokua këndi nga portieri Stojkoviq.

Fillon ndeshja. Në stadiumin “Cosmos Arena” në Samara, Kosta Rika do të ballafaqohet me Serbinë, në ndeshjen e parë të grupit E të Kampionatit Botëror. Në grupin E bëjnë pjesë edhe Zvicra e Brazili. Kosta Rika mëton fitore në start të grupit.

Kosta Rika – Serbia

Serbia: Stojkoviq, Ivanoviq, Toshiq, Milenkoviq, Kolarov, Milinkoviq-Saviq, Millivojeviq, Matiq, Lajiq, Tadiq dhe Mitroviq.

Kosta Rika: Navas, Gamboa, Acosta, Gonzalez, Duarte, Calvo, Venegas, Guzman, Borges, Ruiz dhe Urena.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat