Kroacia nuk fal, Nigeria kokulur

Botërori 2018

Kroacia nuk fal, Nigeria kokulur

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2018 Në ora: 21:29
Kroacia i gëzohet golit, foto Guardian

(E plotësuar): Kombëtarja e Kroacisë shënoi fitore të merituar me rezultat 2:0 në përballje me Nigerinë, në ndeshjen e parë të grupit D të Kampionatit Botëror - "Rusia 2018". Futbollistët kroatë dhanë maksimumin, ndërsa Nigeria me gjithë orvatjet nuk dolën ballëlart.

Në minutën e 32-të, Etebo duke dashur ta shmang rrezikun, shënoi autogol, kurse Luka Modriç nga penalltia (71') i dha goditje tjetër nigerianëve, 2:0. Në fakt, Nigeria me gjithë humbjen me angazhim nuk zhgënjyen, por hasën në një lojë shumë të fortë të rivalit si në mbrojtje po ashtu edhe në mesfushë, gjithsesi edhe vija e sulmit ka qenë prore e rrezikshme.

Kroatët arkëtuan tri pikë të mëdha dhe u japin qetësi për sfidën e radhës, kurse Nigeria është në presion të madh për shkak se ka dy ndeshje tjera shumë të zorshme, ndaj Islandës dhe pastaj me Argjentinën.

Kroacia luajti me mençuri dhe nuk fali gabimet e rivalit, kurse nigerianët kokulur lëshuan fushën. Kroacia prinë me 3 pikë, e pasuar nga Islanda e Argjentina me nga një dhe Nigeria renditet e fundit me 0 pikë. 
Me 21 qershor Kroacia ndeshet me Argjentinën (20.00) dhe me 22 qershor Nigeria sfidohet nga Islanda (17.00).

Kroacia-Nigeria 2:0

Stadiumin në Kaliningrad.
Shikues: 32.000.
Gjyqtar: S. Ricci (Brazili).
Shënues: Etebo (32'-autogol), Modriç (71'-nga penalltia).
Kartonat e verdhë:Rakitiç, Brozoviç - Troost-Ekong.
Kroacia: Subashiç; Vrshalko, Lovren, Vida, Striniç; Perishiç, Modriç, Rakitiç, Rebiç (Kovaçiç 78'), Kramariç (Brozoviç 60') dhe Mandzukiç (Pjaca 86').
Nigeria: Uzoho; Abdulahi, Troost-Ekong, Balogun; Idowu, Ndidi, Etebo, Moses, Mikel (Simw 88'); Iwobi (Musa 60'), Ighalo (Iheanacho 73'). 

92' Kovaçiç humbi rast ideal.

90'  Fundi i ndeshjes, Kroacia afër fitores së madhe.

87' Nigeria në presion, por pa formulë për të shënuar në portën kroate.

83' Nigeria pothuajse është e dorëzuar dhe pak shpresa për të bërë diçka, Kroacia luan me komoditet dhe me një motiv të madh. 

79' Kroacia është në epërsi dhe po i buzëqesh fitorja, ndërsa Nigeria nuk po ia del të jetë e rrezikshme në drejtim të portës së Subashiçit.

Kroacia më energjike dhe shumë afër tri pikëve të para në grupin D.  Ndërkaq, në mesditë është zhvilluar edhe takimi tjetër i këtij grupit mes Argjentinës dhe Islandës, e cila përfundoi 1:1. 

Kroacia-Nigeria 2:0

Stadiumin në Kaliningrad.
Shikues: 32.000.
Gjyqtar: S. Ricci (Brazili).
Shënues: Etebo (32'-autogol), Modriç (71'-nga penalltia).
Kartonat e verdhë:Rakitiç - Troost-Ekong.
Kroacia: Subashiç; Vrshalko, Lovren, Vida, Striniç; Perishiç, Modriç, Rakitiç, Rebiç, Kramariç (Brozoviç 60') dhe Mandzukiç.
Nigeria: Uzoho; Abdulahi, Troost-Ekong, Balogun; Idowu, Ndidi, Etebo, Moses, Mikel; Iwobi (Musa 60'), Ighalo. 

71' Luka Modriç nga penalltia shton epërsinë në 2:0.

67' Kroacia luan me një siguri të plotë ndaj Nigerisë që është prej skuadrave që befason kur më së paku pritet. 

63' Nigeria po has në rival shumë të fortë dhe nuk po arrin të gjejë korridor për të shënuar.

59' Nigeria rrezikon, kur Ighalo me kokë gjuajti bukur por nuk befasohet portieri Subashiç.

57' Kroacia ka posedimin e topit për 53 për qind në krahasim me Nigerinë me 47 për qind.

55' Kroacia luan më mirë, duket më e rrezikshme dhe kërkon trepikëshin e madh. Në stadium janë 32 mijë shikues dhe po shohin lojë mesatare.

50' Ivan Rakitiç godet bukur por mbi portën e Uzoho.

49' Kroacia shton presionin në drejtim të Nigerisë, duke kërkuar golin tjetër që do t'i jap qetësinë.

Filloi pjesa e dytë.

5' Kroacia luan me sukses.

43' Kroacia është në epërsi por vazhdimisht kërcënon portën e Nigerisë.

40' Kramariç gati thellojë epërsinë, por goditja e tij shkoi mbi portë.

32' Një harkim interesant në 16 sh, në një tollovi, futbollisti Oghenekaro Etebo duke tentuar ta shmang rrezikun  shënon autogol.

31' Nigeria mbrohet mjaft mirë, ndërsa Kroacia përpiqet të jetë gjithnjë e më rrezikshme.   

27' Lojë e mirë nga të dyja palët, por asnjëra nuk po tregohen të rrezikshme në drejtim të portës. 

22' Pa gola edhe me tej, nuk ka ndonjë rast të mirë.

17' Kroatët janë më të rrezikshëm, por nuk po e gjejnë rrjetën.

12' Atmosferë e bukur, dëgjohet edhe ndonjë vuvuzuelë në stadium, rezultati vazhdon baras (0:0).

9' Kroacia mundohet të jetë më kërcënuese ndaj rivalit, por pa sukses. 

7' Lojë jo aq e pëlqyeshme deri me tani, por gjithçka pritet të hapet në vazhdim.

5' Lojë mesatare, pa ndonjë veprim të rrjedhshëm dhe asnjë rast deri me tash.

3' Ndeshje me taktizime, te dyja kombëtaret shikojnë cilësitë e njëra - tjetrës.

1' Kroacia kërkon fitore sikurse edhe Nigeria, e cila njihet nga kombëtaret jashtëzakonisht të papërshtatshme. 

Fillon ndeshja. Lojtarët dalin në fushë.

Ndeshje që pritet me kureshtje mes kombëtares së Kroacisë dhe asaj të Nigerisë, në kuadër të grupit D të Kampionatit Botëror - "Rusia 2018" në futboll.

Në stadiumin në Kaliningrad atmosferë mahnitëse.
Kroacia: Shubashiq; Vrshalko, Lovren, Vida, Striniç; Perishiç, Modriç, Rakitiç, Rebiç, Kramariç dhe Mandzukiç.
Nigeria: Uzoho; Shehu, Troost-Ekong, Balogun; Idoëu, Ndidi, Etebo, Moses, Mikel; Iëobi, Ighalo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat