Danimarka e nis me fitore Botërorin

Botërori 2018

Danimarka e nis me fitore Botërorin

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 20:03
Danimarka

Është luajtur ndeshja e dytë e grupit C midis Perusë dhe Danimarkës në Mordovia Arena, e cila ka përfunduar me rezultatin 0-1 për skuadrën europiane.

Ndeshja ka qenë mjaft e bukur dhe ka prodhura shumë emocion.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura por, lojtarët e Perusë humbën një penallti në fundin e saj.

Me fillimin e pjesës së dytë loja u bë akoma edhe më e bukur dhe më e shpejtë me raste të shumta për të dy ekipet, ku portierët treguan cilësitë e tyre më të mira.

Në minutën e 59 ishte Poulsen i cili realizoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë fitoren danezëve.

Danimarka ndodhet në vendin e parë sëbashku me Francën me nga 3 pikë, ndërsa Peru dhe Australi nuk kanë pikë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat