Deschamps: Ishte e ndërlikuar, mund të bëjmë shumë më mirë

Botërori 2018

Deschamps: Ishte e ndërlikuar, mund të bëjmë shumë më mirë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:42
Didier Deschamps

Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze, foli pas fitores 2-1 kundër Australisë, në TF1: “Nuk ishte e lehtë, por fitorja e parë është shumë e rëndësishme. Ishte e ndërlikuar sot, ndaj një ekipi që na krijoi mjaft vështirësi. Është e vështirë të shpjegosh gjithçka. Ne kemi humbur një ndryshim ritmi, një luhatje të vogël. Pas kësaj, ata nuk ishin të rrezikshëm.

Kishte një mungesë efikasiteti në kapjen e topit, në pasime. Në fund të ndeshjes, patëm disa mundësi të tjera. Siç po e shihni në këtë fillim Botërori, është e vështirë për të gjithë, përveç ndeshjes së parë të rusëve kundër Arabisë Saudite (5-0). Bëmë punën, morëm fitoren, që vlen më shumë se gjithçka tjetër. Por, ne mund të bëjmë më mirë, shumë më mirë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat