Pique: Ronaldo i mësuar që të simulojë

Botërori 2018

Pique: Ronaldo i mësuar që të simulojë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:22
Gerard Pique dhe Ronaldo

Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique, ka kritikuar yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, duke thënë se heroi i hetrikut kishet një zakon të keq të të hedhurit lehtë në fushë.

Ronaldo shënoi një gol tronditës nga gjuajtja e lirë në fund të takimit për të barazuar rezultatin.

Edhe pse të gjithë e komplimentuan për paraqitjen, një vërejtje e madhe i erdhi Ronaldos nga Pique.

“Ne kemi pasur më shumë raste. Ata patën tri goditje dhe shënuan tri gola”.

“Ndeshjet shkojnë në një mënyrë ose tjetrën dhe duhet të përballeni me realitetin”.

“Pas asaj penaltie në minutat e para në ndeshjen e parë të Botërorit, vërtet kemi ndjenjë të mirë duke ditur se si shkoi kjo ndeshje”.

“Ronaldo është mësuar që të simulojë, ai varet shumë nga hedhjet e tij në fushë”, u shpreh Pique.

Spanja dhe Portugalia kanë nga një pikë në Grupin B pas ndeshjeve të para. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat