Pique për Ronaldon: Mezi pret kontakt, që të simulojë

Botërori 2018

Pique për Ronaldon: Mezi pret kontakt, që të simulojë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 09:16
Gerard Pique dhe Cristiano Ronaldo

Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique, kritikoi yllin portugez, Cristiano Ronaldo, duke thënë se heroi i “hat-trick” e kishte zakon ta hidhte veten në tokë (të simulonte).

Ronaldo ekzekutoi një goditje të mahnitshme dënimi në minutën e 88-të, pasi u pengua nga Pique, ndërsa ndeshja përfundoi në barazimin 3-3, të premten.

Goli i yllit të Real Madridit ishte i treti për të, duke e udhëhequr Portugalinë drejt marrjes së një pike të vështirë ndaj Spanjës, në ndeshjen e grupit B, në Sochi. Por Pique ishte i pakënaqur me gabimet, duke thënë se Ronaldo rregullisht e ekzagjeroi me kontaktin:

“Ne kemi pasur më shumë shanse, ata kanë goditur tri herë dhe kanë shënuar tre gola. Lojërat shkojnë në një mënyrë dhe ju duhet të përballeni. Ta shohësh veten në ndeshjen e parë të Kupës së Botës me një penallti kundër, që në minutën e dytë, duhet të largohesh me ndjenja të mira, pas asaj se si ndeshja shkoi. Cristiano është i prirur për të simuluar”.

Spanja mbizotëroi në pjesën më të madhe të lojës, duke marrë edhe avantazhin 3-2, por nuk evitoi dot heroizmin e fundit të Ronaldos. Lojtarët e Fernando Hierros u “tradhtuan” edhe nga gabimi i portierit David de Gea, i cili nuk ndali dot një goditje të drejtpërdrejtë të Ronaldos, në fund të pjesës së parë.

Megjithatë, Pique e mbrojti bashkëlojtarin e tij, duke thënë: “Ai ka ditur ta përballojë presionin për shumë vite dhe ne të gjithë do ta ndihmojmë atë. Jam i sigurt se në momente të rëndësishme, ai do të jetë siç gjithmonë ka qenë. Davidi është portieri ynë, ai e ka treguar atë për vite”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat