Ja çfarë thotë Ronaldo pas tri golave që ia shënoi Spanjës

Botërori 2018

Ja çfarë thotë Ronaldo pas tri golave që ia shënoi Spanjës

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 23:32
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se Portugalia nuk është favorite për të fituar Kupën e Botës.

Këtë deklaratë 33 vjeçari e bëri pas barazimit 3:3 ndaj Spanjës, ku shënoi tri gola.

“Ne nuk kemi favoritë, por jemi në mesin e kandidatëve. Tani duhet të fitojmë kundër Marokut”, ka deklaruar Ronaldo.

“Jam shumë i lumtur, kjo ishte performanca ime më e mirë në Kupën e Botës. Jam i lumtur edhe me skuadrën sepse luajtëm mirë. Mendoj se rezultati ishte real në fund”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat