Francë-Australi, “Gjelat” janë favoritë në çdo aspekt

Botërori 2018

Francë-Australi, “Gjelat” janë favoritë në çdo aspekt

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 22:57
Franca, një nga kombëtaret

Franca, një nga kombëtaret favorite për të fituar në Rusi, do të zbresë mesditën e së shtunës në fushë, për t’u përballur me Australinë në ndeshjen hapëse të Grupit D. Në letër, skuadra e francezëve është e mbushur me yje.

Ata kanë lojtarë, si Paul Pogba, N’Golo Kante dhe Blaise Matuidi në mesfushë, të gjithë në kulmin e karrierës së tyre. Në mbrojtje, ata kanë lojtarë të talentuar, si Samuel Umtiti, Raphael Varane, Presnel Kimpembe dhe Benjamin Mendy.

Por është sulmi reparti më i frikshëm, me lojtarë, si Antoine Griezmann, Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Nabil Fekir dhe Olivier Giroud. Ky grup i talentuar lojtarësh ka shkuar shumë afër fitores së Euro 2016-të, duke u mundur në kohën shtesë nga Portugalia.

Ata kanë patur kohë të rriten nga ajo kohë dhe do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund edhe kompetcionit që po zhvillohet në Rusi. Skuadra e Deschamps ka marrë dy fitore dhe një barazim në tri miqësoret e fundit. Kundër Irlandës dhe Italisë kanë ardhur dy fitore bindëse, ndërsa paraqitja e bërë kundër SHBA nuk ka qenë në të njëjtin nivel, me ndeshjen që është mbyllur një barazim 1-1.

Francezët kanë dhuruar paraqitje befasuese, si barazimi i regjistruar kundër Luksemburgut shtatorin e kaluar, në shtëpi. Por janë të pandalshëm, kur janë në formë. Ata kanë fituar tetë nga 12 ndeshjet e fundit, duke shënuar 25 gola në total. Ky do të jetë shqetësimi më i madh për Australinë, veçanërisht duke parë se asnjë nga mbrojtësit e tyre nuk luan në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Kjo mangësi është vënë në dukje në humbjen 4-1 të pësuar kundër Norvegjisë marsin e kaluar. Miqësoret para Kupës së Botës kanë shkuar mirë. Ata kanë mundur Hungarinë të shtunën e kaluar pasi kishin fituar 4-0 ndaj Republikës Ceke. Gjithsesi, të ndalësh Francën është diçka tjetër.

Shifra dhe Fakte

– Franca ka realizuar të paktën tre gola në nëntë nga 14 ndeshjet e tyre të fundit.

– Ekipi i Didier Deschamps ka realizuar 17 gola në tetë ndeshjet e fundit, por ka pësuar në gjashtë prej tyre.

– Në katër nga pesë ndeshjet e fundit të Australisë, janë realizuar të paktën tre gola.

Formacionet e mundshme
Franca (4-3-3): Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Pogba, Kante, Tolisso; Mbappe, Griezmann, Dembele.
Australia (4-4-1-1): Ryan; Risdon, Sainsbury, Milligan, Behich; Leckie, Mooy, Luongo, Kruse; Rogic; Nabbout.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat