Kroacia dhe Nigeria nisin garën në “grupin e hekurt”!

Botërori 2018

Kroacia dhe Nigeria nisin garën në “grupin e hekurt”!

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:37
Kroacia dhe Nigeria nisin garën në “grupin e hekurt”!

Nigeria duhet të lërë menjëherë pas shpine ecurinë vrastare në miqësoret e fundit, pasi “Shqiponjat” do të kërkojnë një rezultat pozitiv kundër Kroacisë së fortë në stadiumin e Kalingradit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të Rusi 2018, e para mes këtyre dy vendeve në histori.

Kroacia e nisi këtë sfidë si favorite, por gjithashtu ka humbur 2-0 në miqësoret ndaj Perusë dhe Brazilit dhe ka fituar 1-0 ndaj Meksikës dhe 2-1 ndaj Senegalit. Këto dy ekipe janë bashkë me Argjentinën dhe Islandën janë në “grupin e hekurt” të Kupës së Botës.

Nigeria i ka humbur të gjitha ndeshjet e para që nga Botërori 2002. Afrikanët nuk kanë fituar në asnjë nga katër ndeshjet e fundit duke pësuar disfata edhe ndaj ekipeve europiane si Anglia, Serbia dhe Republika Çeke.

Përveç paraqitjes së jashtëzakonshme në “Francë 1998”, ku arriti deri në gjysmëfinale, Kroacia nuk ka arritur më të kualifikohet në raundin me eliminim direkt, ndërsa Nigeria, që do të luajë për herë të gjashtë në Kupën e Botës, është kualifikuar tre herë për në 1/8-t e finaleve, që kur debutoi në vitin 1994.

Një nga duelet më të rëndësishme të sfidës do të jetë përballja në mesfushës me liderëve të ekipeve Luka Modric dhe John Obi Mikel dhe nuk është çudi që ky të jetë dueli që do të përcaktojë fatet e ndeshjes.

Nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Kroacisë kanë prodhuar më pak se dhjetë gola. Kroatët nuk kanë humbur kurrë ndaj një ekipi nga Afrika. Në pesë ndeshje kanë fituar tre dhe barazuar dy, ndërsa Nigeria ka humbur në tre nga katër ndeshjet e fundit me kundërshtarë europianë.

Kroaci – Nigeri

Formacionet e mundshme:

Kroacia: Subasic; Vida, Lovren, Vrsaljko, Strinic; Brozovic, Rakitic; Kramaric, Modric, Perisic; Mandzukic.

Nigeria: Uzoho; Troost-Ekong, Balogun, Abdullahi, Idowu; Ndidi, Onazi; Iwobi, Mikel, Moses; Ighalo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat