Peru-Danimarkë, kur kualifikimi vendoset që në fillim!!!

Botërori 2018

Peru-Danimarkë, kur kualifikimi vendoset që në fillim!!!

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:27
Ilustrim

Peru do të rikthehet në Kupën e Botës për herë të parë pas 36 vitesh dhe menjëherë do të ketë një test të vështirë në Euro 1992, teksa do të vihet përballë Danimarkës. Në momentin që Franca konsiderohet si favorite për ta mbyllur grupin në vendin e parë, kjo përballje do të jetë vendimtare për kualifikimin, në Grupin C.

Të besuarit e Ricardo Gareca nuk mund të vijnë në formë më të mirë me 15 ndeshje pa humbje në të gjitha veprimtaritë, 10 fitore dhe 5 barazime. Ata e mbyllën në vendin e pesë grupin eliminator dhe u ndeshën në “play off” me Zelandën e Re, për të presë biletën për në Rusi.

Ndërkohë, Danimarka i mbylli përgatitjet për Kupën e Botës me katër ndeshje pa humbje, në total ka humbur vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e fundit. Gjithsesi, danezët nuk kanë luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit jashtë fushe ku kanë humbur dy nga tre të fundit, pa fituar asnjë.

Kjo do të jetë sfida e parë në histori mes këtyre dy ekipeve. Peru ka luajtur katër herë me ekipe europiane në vitin 2018 dhe ka një bilanc të këndshëm me tre fitore dhe një barazim. Nga ana tjetër, Danimarka mund të ngushëllohet me faktin që mposhti 2-0 Meksikën, vendin e 15-të në FIFA, shumë e ngjashme me Perunë, viti i 11-të.

Paolo Guerrero është futbollisti për t’u ndjekur te Peru. Vetëm në ditët e para të qershorit kapiteni mori lejen nga FIFA për të luajtur në Rusi, si pasojë e një skualifikimi për përdorim kokaine. Një gjykatë cilive në Zvicër e lejoji që ta shlyente pjesën e mbetur të skualifikimit pas Kupës së Botës. Ai shënoi dy gola në fitoren, në miqësoren ndaj Arabisë Saudite duke shpërblyer besimin e një kombi të tërë.

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e shpresave të Danimarkës do të jetë bazuar te Christian Eriksen. “Fantazisti” i Tottenham ka shënuar dhjetë gola në fushatën eliminatore, 22 gola gjithsej në 78 ndeshje me kombëtaren nordike.

Vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të Danimarkës ka prodhuar më shumë se 2 gola, ndërsa dy nga pesë ndeshjet e fundit të Peru kanë qenë mbi 2.5 gola.

Mbrojtja e Perusë ka shkëlqyer në paraqitjet e fundit të ekipit amerikano-latine me vetëm një gol të pësuar në shtesë ndeshje.

Peru – Danimarkë

Formacionet e mundshme:

Peru: Gallese; Advincula, Ramos, Rodriguez, Trauco; Tapia, Yotun; Carrillo, Farfan, Cueva; Guerrero

Danimarkë: Schmeichel; Dalsgaard, Christensen, Kjaer, Larsen; Kvist, Delaney; Poulsen, Eriksen, Sisto; Jorgensen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat