Paralajmërimi i Tevez: Messi është nervoz, ky Botëror është i tij

Botërori 2018

Paralajmërimi i Tevez: Messi është nervoz, ky Botëror është i tij

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:10
Messi

Ish ylli i kombëtares së Argjëntinës, Carlos Tevez, është i bindur se Messi do t’a udhëheqë Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës.

Tevez, për momentin është pjesë e Boca Juniors, deklaroi për Corriere della Sera:

“Jam i sigurt se kjo Kupë e Botës është e Messit”.

“Ai është i uritur dhe i nervoz, edhe pse nuk e tregon këtë”.

“Nuk mendoj se ky do të jetë Botërori i fundit për të, por pres një Kupë të Botës fantastike”.

“Argjentina është një prej favoriteve, vetëm Gjermania dhe Brazili janë në nivelin tonë”, deklaroi Tevez.

Skuadra e Jorge Sampaoli e nis aventurën të shtunën kundër Islandës, ndërsa do të përballen edhe me Nigerinë e Kroacinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat