Trajneri i Egjiptit: Ja pse Salah nuk luajti ndaj Uruguait

Botërori 2018

Trajneri i Egjiptit: Ja pse Salah nuk luajti ndaj Uruguait

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:24
Salah

Hector Cuper ka treguar arsyet e lënies në bankinë të Mohamed Salah në humbjen e Egjiptit kundër Uruguait.

Egjipti u mposht 0-1 nga Uruguai me një gol të pranuar në minutën e fundit në ndeshjen e xhiros së parë të grupit A.

“Mo Salah është një lojtar i rëndësishëm për ne, por ne kemi nevojë të kemi një skuadër të mirë, ne kemi një skuadër të mirë”, ka deklaruar Cuper pas ndeshjes.

“Salah do të ketë një rol të rëndësishëm për ne në ndeshjen e ardhshme”.

“Kemi dashur të shmangim rrezikun për këtë ndeshje, por mendoj se do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme”, ka përfunduar trajneri i Egjiptit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat