Toure: Ai është shumë i shpejtë, mund të jetë surpriza e Botërorit

Botërori 2018

Toure: Ai është shumë i shpejtë, mund të jetë surpriza e Botërorit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:20
Yaya Toure

Yaya Toure beson se ish-shoku i tij i skuadrës, Kyle Walker, mund të jetë një nga më të mirët në Kupën e Botës.

Ish-mbrojtësi i Tottenham u transferua te City verën e kaluar për 45 milionë sterlina dhe u bë shumë shpejt një nga lojtarët më të rëndësishëm të skemave të Pep Gurdiola.

Walker po përgatitet për ndeshjen hapëse të Botërorit, që Anglia do të luajë kundër Tunizisë, dhe Toure mendon se ai mund të shpërthejë këtë verë.

Toure tha për “Mirror”: “Mendoj se Kyle Walker do të jetë zbulimi i Kupës së Botës. Nuk kam parë asnjeri më të shpejtë”.

Yaya ka zgjedhur një tjetër ish-shok skuadre te City, Benjamin Mendy, në 11-shen e tij më të mirë të Kupës së Botës. “Një tjetër lojtar i City? Po, edhe? Nuk mund të ndalet kur është në formë”.

Ka pasur vend për një tjetër lojtarë të City në formacionin e Toure, por nuk bëhet fjalë për Kevin de Bruyne. Afrikani ka zgjedhur Sergio Aguero, duke vënë Kylian Mbappe në krah të tij.

“Aguero nuk është më sulmuesi më i talentuar, por ai është shumë i zgjuar. Mbappe është i fuqishëm, teknik, i shpejtë, i zgjuar dhe një kontroll shumë të mirë”, ka thënë Toure.

Botërori i Anglisë do të fillojë të hënën në mbrëmje kundër Tunizisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat