Putin: Muzika rep po ndikon në përhapjen e drogës

Bota

Putin: Muzika rep po ndikon në përhapjen e drogës

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:16
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, 66 vjeç, ka kritikuar muzikën rep se lartëson drogat.

“Një ndalim nuk do të ndihmonte aspak”, tha ai gjatë një përmbledhje të politikave kulturore në Shën Petersburg.

“Nëse nuk mund ta ndalosh, duhet të marrësh drejtimin dhe të përshtatesh me rrethanat”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve “Interfax”. Megjithatë lideri rus nuk bëri ndonjë sugjerim.

“Repi dhe forma të tjera të kulturës pop bazohen në tre elemente, seks, drogë dhe protest”, tha presidenti.

“Sigurisht që më shqetësueset janë drogat”, shtoi ai duke i cilësuar ato si rruga për të shkatërruar një komb.

“Duhet të mendojmë se si duhet të veprojmë që kjo të mos shkojë shumë larg, ndonëse vendet e tjera po e neglizhojnë këtë çështje”, tha Putini.

Në nëntor, policia dhe shërbimet sekrete kishin kontrolluar dhe pjesërisht ndaluar disa koncerte repi. Tekstet dhe videot u shqyrtuan për të verifikuar nëse kishte përmbajtje ekstremiste. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat