Uragani Leslie godet Portugalinë, 27 të lënduar

Bota

Uragani Leslie godet Portugalinë, 27 të lënduar

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 22:51
Foto

Stuhia e fuqishme Leslie ka kaluar Atlantikun për t’i goditur brigjet e Portugalisë, kështu duke lënduar 27 persona.

Erërat e forta kanë çrrënjosur pemët dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në vend, shkruan Euronews

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes ka raportuar se mbi 300,000 njerëz janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike pasi që linjat e energjisë pësuan dëmtime në të gjithë vendin.

Kjo agjenci gjithashtu ka bërë të ditur se asnjë nga të lënduarit nuk është në gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat