Austria mund të braktisë paktin e OKB-së për migracionin: Cënon sovranitetin tonë - Bota Sot
Austria mund të braktisë paktin e OKB-së për migracionin: Cënon sovranitetin tonë

Bota

E hënë, 15 tetor 2018

Austria mund të braktisë paktin e OKB-së për migracionin: Cënon sovranitetin tonë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 06:47
Sebastian Kurz

Austria mund të ndjekë Shtetet e Bashkuara dhe Hungarinë, për t’u tërhequr nga mbështetja e një marrëveshjeje të Kombeve të Bashkuara mbi migracionin, tha qeveria austriake, duke përmendur shqetësimin rreth sovranitetit të saj dhe kufizimeve të mundshme në lirinë e saj për të vepruar.

Marrëveshja Globale për Migrim të Sigurt dhe të Rregullt, u miratua në korrik nga të gjithë vendet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përveç SHBA-ve dhe Hungarisë.

Qeveria e krahut të djathtë të Hungarisë, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, një kundërshtar i ashpër i imigracionit, ka thënë se nuk do të nënshkruajë dokumentin përfundimtar në një ceremoni në dhjetor. Polonia, e cila gjithashtu është ndeshur me Brukselin, duke iu rezistuar kuotave kombëtare për azilkërkuesit, po shqyrton marrjen e të njëjtit hap.

“Ne i shohim disa nga pikat në këtë marrëveshje, si shumë kritike. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sovranitetin e vendit tonë dhe për të siguruar që ne si Republika e Austrisë mund të vendosim për veten tonë, për çështjet e migracionit “, tha kancelari Sebastian Kurz në një konferencë shtypi.

Kurz i udhëhoqi konservatorët e tij në fitore në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, duke u zotuar për të parandaluar çdo përsëritje të krizës evropiane të migracionit që filloi në 2015, kur Austria mori azilkërkues në një numër më të shumtë se 1 përqind të popullsisë së saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test