Diplomati iranian ekstradohet nga Gjermania në Belgjikë - Bota Sot
Diplomati iranian ekstradohet nga Gjermania në Belgjikë

Bota

E hënë, 15 tetor 2018

Diplomati iranian ekstradohet nga Gjermania në Belgjikë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:09
Foto

Një diplomat iranian, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e një komploti të dështuar për të sulmuar një tubim të opozitës iraniane, pranë Parisit, u ekstradua nga Gjermania në Belgjikë, thanë zyrtarët e sigurisë.

I identifikuar si Assadollah Assadi, diplomati i vendosur në Vjenë është arrestuar në rajonin gjerman të Bavarisë, më 1 korrik.

Assadi u ekstradua pasi Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin Bamberg të Gjermanisë e miratoi këtë veprim javën e kaluar.

Ai dyshohet se ka kaluar një pajisje me 500 gramë eksplozivë te një çift që jeton në Belgjikë, i cili dyshohet se ka planifikuar ta përdorë atë për të kryer sulm terrorist.

Sulmi i planifikuar dyshohet se ka pasur në shënjestër një tubim të Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Iran, në një lagje të Parisit më 30 qershor, i cili është ndjekur nga rreth 25,000 iranianë që e kundërshtojnë Qeverinë në Teheran.

Tubimin e kanë ndjekur edhe figura amerikane, përfshirë Rudolph Giulianin, avokat personal i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test