Guterres thotë se bota po “vuan nga mungesa e besimit”

Bota

Guterres thotë se bota po “vuan nga mungesa e besimit”

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:50
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në hapjen e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, paralajmëroi se bota po “vuan nga një rast i rëndë i një çrregullimi të mungesës së besimit”.

“Njerëzit po ndihen të pasigurt dhe besimi është në pikë të ulët – besimi në institucionet kombëtare, besimi në mes shteteve”, tha Guterres në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Në mesin e shteteve, njerëzit kanë humbur besimin në establishmentet politike. Polarizimi lshtë rritur dhe populizmi është duke marshuar. Bashkëpunimi në mes shteteve është më i ulët”, tha ai.

Duke i bërë thirrje liderëve botërorë që të kundërshtojnë unilateralizmin, Guterres ngriti alarmin për çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, për rritjen potenciale të konflikteve bërthamore, nevojën që njerëzit të përfitojnë nga teknologjitë e reja dhe për domosdoshmërinë për t’u mbrojtur nga rreziqet që vijnë nga “veprimet me qëllime të këqija në hapësirat kibernetike dhe inteligjenca artificiale”.

“Sot, rendi botëror është gjithnjë e më kaotik”, paralajmëroi Guterres.

Punimet në Asamblenë e Përgjithshme do të zgjasin një javë. Gjatë ditës së sotme, liderët e 32 vendeve anëtare, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet t’i adresohen Asamblesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat