SHBA akuzon Rusinë për mashtrim me sanksione kundër Koresë së Veriut

Bota

SHBA akuzon Rusinë për mashtrim me sanksione kundër Koresë së Veriut

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:16
Nikki Haley

SHBA-ja akuzoi sot Rusinë për mashtrim që të anashkalojë sanksionet kundër Koresë së Veriut dhe se ka ndërhyrë në një raport të pavarur për të mbuluar shkeljet e supozuara.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley akuzoi Rusinë se është angazhuar në një fushatë konkrete për të mbuluar shkeljet e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit në OKB të kryer nga Moska dhe shtete të tjera.

“Rusia ka qenë duke mashtruar dhe tani është kapur”, tha Haley në një takim të këshillit të kërkuar nga SHBA-ja.

Një raport i përpiluar nga një panel i pavaruru që analizonte nëse sanksionet e OKB-së ndaj Phenianit ishin implementuar i ishte dorëzuar komitetit të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit në OKB muajin e kaluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat