Njerëzit e Idlibit e shohin migrimin në Evropë si zgjidhjen e fundit

Bota

Njerëzit e Idlibit e shohin migrimin në Evropë si zgjidhjen e fundit

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 18:45
Idlib

Civilët e zhvendosur nga shtëpitë e tyre në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri kanë thënë se “zgjidhja e fundit” për ta është të emigrojnë në Evropë.

Rreth 40,000 njerëz kanë ikur në drejtim të veriut gjatë 10 ditëve të fundit nga frika e regjimit Bashar al-Assad dhe sulmeve ajrore të mbështetura nga Rusia.

Sulmet ajrore të regjimit dhe aleatëve të saj filluan në Haman veriore, Idlibin jugor dhe jugperëndimor më 4 shtator, ndërkohë që intensiteti i sulmeve është zvogëluar gjatë tre ditëve të fundit.

Në 11 ditët e fundit, sipas një OJQ-ve në Siri rreth 8,000 familje kanë emigruar në kampet e refugjatëve pranë kufirit turk dhe zona të ndryshme në veri të vendit.

Ahmed Semmu, një nga të  zhvendosurit për shkak të sulmeve ajrore, tregoi se si i shpëtoi vdekjes.

“Javën e kaluar, regjimi barbarisht vuri në shënjestër të gjithë rajonin me avionë luftarakë dhe zjarre artileri. Ne I kemi shpëtuar për pak vdekjes. Ata që ikën nga shtëpitë e tyre tani po qëndrojnë nën pemë ulliri ose në çadra”, tregoi Semmu.

Që nga fillimi i shtatorit, të paktën 30 civilë janë vrarë në Idlib dhe Hama dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat