Irani fajëson policinë franceze për sulmin në ambasadën e Parisit

Bota

Irani fajëson policinë franceze për sulmin në ambasadën e Parisit

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 16:01
Paris

Disa aktivistë kurdë kanë sulmuar ambasadën e Iranit në Paris dhe këta të fundit kanë akuzuar policinë franceze duke thënë se ata janë shfaqur vonë në vendin e ngjarjes.

Agjencia e lajmeve “Fars” ka raportuar se rreth 15 aktivistë kanë djegur flamurin iranian përpara ambasadës dhe kanë thyer disa dritare duke hedhur gurë.

“Qeveria franceze duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur misionet diplomatike iraniane në atë vend” ka thënë për agjencinë shtetërore të lajmeve “IRNA”, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qasemi.

“Për fat të keq, policia franceze nuk arriti kur duhej në vendin e ngjarjes, edhe pse dihej që sulmuesit ishin anëtarë të një organizate terroriste”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat