Dalai Lama: Europa ju përket evropianëve, refugjatët duhet të kthehen në vendet e tyre

Bota

Dalai Lama: Europa ju përket evropianëve, refugjatët duhet të kthehen në vendet e tyre

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 23:01
Dalai Lama

Dalai Lama ka folur në një konferencë, në qytetin e tretë më të madh të Suedisë në Malmo.

Lideri shpirtëror Tibetian tha se Evropa bartë përgjegjësi morale sa i përket largimit të refugjatëve nga vendet e tyre. Sipas tij kjo nuk duhej të ndodhte. Refugjatët duhet të kthehen për të rindërtuar vendet e tyre.

Këto komente vijnë ngritjes së partisë së ekstremit të djathë në Suedi. Ata u renditën të tretit pas Social Demokratëve të kryeministrit Stefan Loven .dhe partisë opozitare të konservatorëve. Rritja e tyre erdhi me 4.7 përqind më shumë se në zgjedhjet e tjera të kaluara, shkruan dailymail.

Ai tha se Evropa ka rrezikuar me nxitjen për largimin e njerëzve nga vendet e tyre.

Suedia në vitin 2015 kishte numrin më të madh të refugjatëve, pas krizës së emigrantëve që kishte kapluar botën, sidomos si rezultat i konflikteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat