Uragani "Florens" është dobësuar dhe tani është klasifikuar si një stuhi e kategorisë së tretë, njoftoi sonte Qendra Kombëtare e Uraganeve të Shteteve të Bashkuara.
Stuhia tani është rreth 750 kilometra larg nga Myrtle Beach në Karolinën e Jugut, me erëra deri në 205 kilometra në orë, raportojnë mediat amerikane.