Erdogan paralajmëron për katastrofë humanitare në Idlib të Sirisë

Bota

Erdogan paralajmëron për katastrofë humanitare në Idlib të Sirisë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 12:55
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Edogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Edogan, tërhoqi vërejtjen për një katastrofë humanitare, nëse realizohet ofensiva e Qeverisë siriane në provincën Idlib.

Komentet e Erdoganit në një artikull për gazetën Wall Street Journal vijnë në kohën kur avionët rusë dhe sirianë kanë rinisur fushatën e bombardimeve në rajon, ndërsa po përgatiten për një ofensivë masive.

Qeveria siriane do që të rikthejë kontrollin e Idlibit, enklavës së fundit të madhe që kontrollohet nga rebelët sirianë.

Erdogan tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë në Idlib, në të kundërtën, shtoi ai, "e gjithë bota mund të paguajë çmimin".

Turqia mbështet disa fraksione të rebelëve në Siri dhe ka trupa në veri të këtij vendi.

Në Idlib jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz dhe pothuajse gjysma e tyre janë zhvendosur nga luftimet në vende të tjera në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat