Pesë persona u gjetën të vdekur në Perth të Australisë

Bota

Pesë persona u gjetën të vdekur në Perth të Australisë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:57
Perth

Policia australiane ka gjetur trupat e pajetë të pesë personave duke përfshirë një grua dhe fëmijë në periferi të qytetit perëndimor të Perth.

“Është herët dhe ende nuk e kemi hetuar plotësisht skenën. Ne jemi në dijeni se ka të përfshirë të rritur dhe fëmijë” ka deklaruar në një konferencë për shtyp, Paul Steel, i cili është zëdhënës i policisë së Australisë Perëndimore.

Steel ka treguar se policia ka arrit në vendin e ngjarjes në mesditë dhe aty janë gjetur pesë persona të vdekur, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet australiane ende nuk i kanë bërë të ditura detajet që shkaktuan vdekjen e këtyre personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat