Një person u arrestua sot në lidhje me të shtënat para ambasadës së SHBA në Ankara.
Në këtë incident, askush nuk u plagos, transmeton Reuters.
Zyra e guvernatorit të Ankarasë ka konfirmuar për gjashtë të shtëna nga një makinë e bardhë në lëvizje dhe se tre plumba goditën portën dhe dritaren e ambasadës.
Sulmi ndodh në valën e përkeqësimit të marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Uashingtonit për shkak të gjykimit të priftit amerikan Andrew Branson në Turqi.