Lideri i talebanëve përsërit thirrjet për bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara

Bota

Lideri i talebanëve përsërit thirrjet për bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 12:03
Mullah Haibatullah Akhundzada

Lideri i talebanëve në Afganistan, tha se nuk mund të ketë paqë në shtet, përderisa vazhdon “pushtimi” nga të huajt.

Në një deklaratë të shtunën, Mullah Haibatullah Akhundzada ka përsëritur se talebanët mbetën të përkushtuar ndaj “qëllimeve islamike” tha sovranitetit të Afganistanit.

Akhundzada tha se grupi “insiston për bisedime direkte me Amerikën” për t’i dhënë fund luftës.

Talebanët kanë kontrolluar territorin e Afganistanit viteve të fundit.

Më shumë se 100 forca të sigurisë në Afganistan ishin vrarë nga një ofensivë e talebanëve në qytetin Ghazni. Zyrtarët afganë deklaruan se dhjetëra talebanë u vranë gjatë luftimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat