Dy milionë myslimanë pritet të nisin Haxhin javën e ardhshme - Bota Sot
Dy milionë myslimanë pritet të nisin Haxhin javën e ardhshme

Bota

E shtunë, 22 shtator 2018

Dy milionë myslimanë pritet të nisin Haxhin javën e ardhshme

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 11:00
Pelegrinët myslimanë gjatë Haxhit.

Është vlerësuar se rreth 2 milionë myslimanë do të bashkohen javën e ardhshme për Haxh në Arabinë Saudite.

Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet e të cilit kishin bojkotuar këtë ngjarje në vitet e fundit pasi një shtyerje e turmës më 2015, kishte lënë të vdekur qindra iranianë.

Një nga pesë shtyllat e fesë që po rritet më së shpejti në botë, Islamit, është edhe Haxhi, i cili këtë vit nis më 19 gusht dhe mbaron më 24 të po këtij muaji.

Secilit mysliman i kërkohet të kryejë Haxhin të paktën një herë në jetë.

Deri më 16 gusht, më shumë se 1.6 milion persona veçse kanë arritur në Arabinë Saudite.

Shumë pelegrinë janë parë me anëtarë të familjeve të tyre, disa kanë telefonuar të afërmit dhe disa të tjerë kanë blerë pije të ftohta për të përballuar temperaturën mbi 40 gradë Celsius.

Për shumë pelegrinë kjo është hera e parë që largohen nga shtëpia.

Këtë vit, sauditët kanë lansuar aplikacione, ashtu që t’iu ndihmojnë pelegrinëve me të gjitha procedurat, duke nisur nga udhëtimi e deri te kujdesi shëndetësor.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test