Mbi 20 të vdekur nga shembja e urës në Itali

Bota

Mbi 20 të vdekur nga shembja e urës në Itali

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 14:10
Pamje nga shembja e urës

Pamje të frikshme vijnë nga Italia. Një urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur pak minuta më parë. Dyshime për viktima. Mbi 20 makina nën rrënoja. Dy persona nxirren të gjallë por mediat italiane raportojnë se kanë vdekur më së paku 20 persona.

Lajme tragjike vijnë nga Italia, pas shembjes së urës ‘Morandi’ në Genova.ANSA shkruan se ka makina të shumta që ndodhen të shtypura dhe nën rrënojat e urës së shembur.

Në mjete ka dhjetëra njerëz, shumica kanë humbur jetën.Lajmin e kanë bërë të ditur forcat e ndihmës së shpejtë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.Janë të paktën 200 zjarrfikës, qindra punonjës policie dhe të reagimit të shpejtë që po punojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë që munden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat