Disa të plagosur para Parlamentit britanik

Bota

Disa të plagosur para Parlamentit britanik

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 10:18
Policia britanike në vendin ku ka ndodhur incidenti në Londër.

(E plotësuar) - Dy persona janë plagosur në Londër, pasi një veturë është përplasur me rrethojat e sigurisë jashtë Parlamentit Britanik.

Zyrtarët kanë rrethuar mjetin para se personi të arrestohej në mëngjesin e së martës.

Çiklistët janë goditur gjatë përplasjes, mirëpo Shërbimet e Ambulancës në Londër kanë dërguar pacientët në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Njësia kundër-terrorizmit në Britani, Scotland Yard, është duke drejtuar hetimin, mirëpo ende nuk është deklaruar për motivet.

Policia e armatosur, ambulanca dhe zjarrfikësit janë duke vazhduar të përgjigjen ndaj incidentit në qendër të Londrës.

Pavarësisht se disa dëshimtarë kanë thënë se vetura ka goditur pjesëtarë të trafikut, policia nuk është deklaruar nëse rasti është i lidhur me terrorizëm.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se është në kontakt të ngushtë me Policinë.

***

Një burrë është arrestuar pasi një veturë është përplasur me ndalesat e sigurisë jashtë ndërtesës së Parlamentit në Londër, ka njoftuar Policia Britanike.

“Ngasësi mashkull është ndaluar nga zyrtarët në skenë”, ka njoftuar Policia e qytetit përmes një postimi në Twitter më 14 gusht, duke shtuar se një numër i këmbësorëve është plagosur.

Pamjet në rrjetet sociale kanë shfaqur pjesëtarë të policisë të armatosur rëndë, derisa kanë arritur në vendin e incidentit dhe zona afër parlamentit tani është mbyllur, ka njoftuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Ambulancat dhe zjarrfikësit janë parë po ashtu në këtë pjesë.

Policia ka thënë se ende nuk ka vlerësuar nëse incidenti është i lidhur me terrorizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat