Ky është lideri më i paguar në botë, fiton 1.4 milion në vit

Bota

Ky është lideri më i paguar në botë, fiton 1.4 milion në vit

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:05
Liderët botëror

Qytetarët nga e mbarë bota përcjellin me vëmendje pothuajse çdo lëvizje të liderëve të vendeve te tyre.

Dhe shpesh janë edhe cak i kritikave për jetën luksoze që e bëjnë. Më poshtë ju sjellim pagat e liderëve botërore siç: janë Donald Trump dhe Angela Merkel.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, merr pagë mujore prej 27.794 euro, që i bie të fiton 333.528 euro brenda një viti.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka një pagë paksa më të vogël – sipas të dhënave të ueb-faqes “Europe 1” të publikuar në maj të vitit të kaluar, ai fiton 14.910 euro në muaj.

Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, është lideri më i paguar në botë. Sipas të dhënave të Velt, ai fiton hiq më pak se 1.4 milion euro në vit. Familja e tij prej vitesh është në krye të Singaporit.

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, kishte përgjysmuar pagën e tij mujore në vitin 2006. Ai fiton 1.850 euro në muaj.

Presidenti amerikan Donald Trump ka një pagë mujore prej 33.000 mijë dollarë, që i bie se i fiton 345.000 dollarë në vit. Duke marrë parasysh faktin se është bërë milioner edhe pa u bërë i pari i Shtëpisë së Bardhë, presidenti Trump çdo të tretin muaj pagën e dhuron për parqe nacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat