Ujë me çisterna për bagëtitë, Australia përjeton thatësirë ekstreme

Bota

Ujë me çisterna për bagëtitë, Australia përjeton thatësirë ekstreme

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 14:19
Australi

Një video me dron ku mbi 1 mijë lopë të etura rrethojnë një çisternë uji në Neë Wells të Australisë është një tjetër konfirmim i i thatësirës ekstreme që ka përfshirë kontinentin.

Amber Lea, fermerja që e ka filmuar këto pamje me dron, thotë se i është dashur më shumë se 1 orë të ngasë autobotin për të sjellë ujin për bagëtinë.

Nëse nuk do ta bënte këtë sakrificë, 1.300 lopët e saj do të mbeteshin pa ujë. Ajo rrëfen se autobotët janë burimi i vetëm për bagëtinë. Udhëton 50 deri në 70 km për të siguruar mbi 100.000 litra, në mënyrë që të mund të sigurojë mbijetesën e tyre.

Mungesa e reshjeve gjatë dimrit ka shkaktuar thatësirën më të rëndë të pesë dekadave të fundit. Zona më e prekur është ajo e Australisë Lindore, nga ku sigurohet një e katërta e prodhimit bujqësor të vendit. Zyrtarisht është shpallur gjendja e thatësirës.

“Të gjithë shpresojmë të bjerë një pikë shi për fermerët tanë”, thotë ministri i Industrive Niall Blair.

Tashmë qeveria federale australiane dhe qeveria rajonale e shtetit kanë siguruar fonde të jashtëzakonshme prej 576 milionë Dollarë për të trajtuar efektet e thatësirës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat