Ambasadori i SHBA-ve në Britani: Braktisni paktin me Iranin, rreshtohuni krah nesh

Bota

Ambasadori i SHBA-ve në Britani: Braktisni paktin me Iranin, rreshtohuni krah nesh

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:08
Woody Johnson

Shtetet e Bashkuara i kërkuan Britanisë të dielën të hiqte dorë nga mbështetja e saj për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe të bashkojë forcat me Uashingtonin për të kundërshtuar “kërcënimin global që Teherani paraqet”.

Pavarësisht kundërshtimit nga aleatët evropianë, Presidenti i SHBA-ve, Trump në maj nxori Shtetet e Bashkuara nga marrëveshje midis fuqive botërore dhe Teheranit, sipas të cilës sanksionet ndërkombëtare u hoqën në këmbim për kufizimin e programit bërthamor të Iranit. Që atëherë, Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar të mbajnë gjallë marrëveshjen, ndërsa Trump ka përgatitur sanksione të reja, duke thënë se një marrëveshje më e gjerë dhe më e balancuar është e nevojshme.

Ambasadori i SHBA-ve në Britani, Woody Johnson kritikoi Teheranin për financimin e “luftërave të ndërlikuara dhe veprimtarive malinje”, në vend që të investonte në ekonominë e saj. Ai tha se Irani duhej të bënte ndryshime të prekshme dhe të qëndrueshme që të silleshin si një vend normal. “Deri atëherë, Amerika po krijon presion dhe ne duam Britaninë e Madhe nga ana jonë”, tha Johnson në gazetën Sunday Telegraph.

“Është koha për të dalë nga marrëveshja me ta në 2015-ën. Ne po i kërkojmë Britanisë të përdorë fuqinë dhe ndikimin e saj të konsiderueshëm diplomatik dhe të bashkohet me ne, ndërsa ne udhëheqim një përpjekje të përbashkët globale drejt një marrëveshje vërtet të plotë”, tha Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat