Martesat e hershme te adoleshentët e zhvendosur

Bota

Martesat e hershme te adoleshentët e zhvendosur

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 20:14
Pamje nga video

18 vjeçari Bonfice po prek dorën e nuses së tij të re, 16 vjeçares Anuarite. Ky çift presin të bëhen prindër brenda shtatë muajsh, mirëpo janë të shqetësuar; ata nuk kanë se nga të sigurojnë një jetesë të mirë për fëmijën e tyre.

“Jeta ma ka vjedhur rininë. Unë nuk duhej të isha martuar tani”, thotë djaloshi, i cili braktisi fshatin e tij dhe u bashkua me refugjatët e tjerë në një provincë të Tanzanisë.

Si për shumë adoleshentë të tjerë, edhe këta të dy pohojnë se martesa ka qenë mënyra e vetme qe të mbijetojnë.

Vite të luftës etnikë ne provincën e quajtur Tanganyika kanë detyruar qindra njerëz që të braktisin vendin- shumica prej tyre fëmijë. Të ballafaquar me kushte ekstreme të urisë, varfërisë dhe sëmundjeve, qindra familje po shtynë fëmijët e tyre që të martohen të rinj, me shpresë se kështu më lehtë do t’i përballojnë përgjegjësitë financiare. Mirëpo, këto bashkime të detyruara zakonisht vetëm se shtojnë rrethin e varfërisë për gjeneratat e ardhshme.

UNHCR është duke ngritur vetëdijen e rreziqeve që vinë me martesat e hershme, duke përfshirë këtu shtatzënitë e hershme, shpesh herë të padëshiruara në mesin e adoleshentëve, po ashtu edhe edukimin e kufizuar, sidomos për vajzat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat