Trump rrit tarifat ndaj Turqisë, bie më tej lira turke

Bota

Trump rrit tarifat ndaj Turqisë, bie më tej lira turke

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:34
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për qetësi. Ai u bëri thirrje njerëzve të këmbejnë paratë e huaja në lira.

Presidenti Donald Trump tha se ai sapo ka autorizuar rritje të ndjeshme të tarifave të çelikut dhe aluminit "lidhur me Turqinë".

Në një koment në Twitter, Presidenti Trump thoshte se tarifa për importet e aluminit do të rritet 20 për qind ndërsa për çelikun 50 për qind, ndërkohë që lira turke “po rrëshqet me shpejtësi në rënie kundrejt dollarit tonë shumë të fortë!''

Zoti Trump deklaronte gjithashtu se, “Marrëdhëniet e SHBA me Turqinë nuk janë të mira tani!''

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy zyrtarëve turq në fillim të këtij muaji lidhur me një pastor amerikan të ndaluar, i cili po gjykohet për spiunazh dhe akuza për terrorizëm.

Turqia deklaroi se do të hakmerrej dhe paralajmëroi se masat amerikane do të dëmtonin më tej marrëdhëniet midis dy aleatëve.

Komentet e Presidentit Trump shkaktuan një rënie të mëtejshme të monedhës turke, e cila ra 13 për qind brenda ditës.

 

Image

 

Ndërkaq, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për qetësi. Ai u bëri thirrje njerëzve të këmbejnë paratë e huaja në lira.=

Zoti Erdogan tha gjatë një fjalimi për mbështetësit e tij: “Këmbejini eurot, dollarët dhe arin që mbani nën jastëkët tuaj në lira në bankat tona.”

Ai u duk se fajësoi të huajt se po përpiqen ta dëmtojnë Turqinë, duke thënë: "Ky do të jetë reagimi i popullit tim ndaj atyre që po bëjnë një luftë ekonomike kundër nesh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat