Juncker propozon rritjen e importit të gazit nga SHBA - Bota Sot
Juncker propozon rritjen e importit të gazit nga SHBA

Bota

E enjte, 16 gusht 2018

Juncker propozon rritjen e importit të gazit nga SHBA

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 13:23
Jean Claude Juncker dhe Donald Trump

Bashkimi Evropian është i gatshëm të lehtësojë rritjen e importeve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në SHBA, por edhe SHBA-ja duhet të bëjë pjesën e saj duke eliminuar kufizimet administrative mbi eksportet, theksoi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker duke përmendur angazhimin e Trump për të riforcuar bashkëpunimin përsa i përket energjisë.

“BE është angazhuar për të bashkëfinancuar projekte infrastrukturore për gazin e lëngshëm për një vlerë prej 638 milionë eurosh. Në këtë moment ajo po financon 14, gjë që do të rrisë kapacitetin deri në 15 miliardë metra kub deri në vitin 2021 dhe se në kushtet e tregut dhe çmimeve konkurruese mund të absorbojë importet e gazit natyror të lëngshëm që vjen nga SHBA-ja”, shtoi ai.

Aktualisht, legjislacioni amerikan parashikon eksportin e gazit natyror të lëngshëm në Evropë

Për gazin natyror të lëngshëm të SHBA-së që do të eksportohet në BE, këto kufizime duhet të hiqen dhe rregullat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara duhet të thjeshtohen.    Më 20 gusht, do të ketë një takim të ri në Uashington midis BE dhe SHBA, midis këshilltarëve të Juncker dhe atyre të presidentit Trump. /Alsat M/KosovaPress/

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test