Putin kërkon kushte më të mira në industrinë e hapësirës

Bota

Putin kërkon kushte më të mira në industrinë e hapësirës

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 19:42
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se industria e raketave ruse duhet të arrijë një rritje të qëndrueshme në cilësinë e produktit.

"Ky është një kusht kyç për rritjen e potencialit komercial të industrisë, për operacione efikase në tregun global, ku konkurrenca dhe rivaliteti rriten në baza ditore", tha ai.

Në takimin për zhvillimin e industrisë hapësinore, presidenti i Rusisë theksoi se duhet të krijohen kushte të përshtatshme për punë produktive brenda kësaj industrie.

Ai mendon se kjo reflektohet në stabilitetin më të madh financiar të organizatave dhe iniciativave për njerëzit e rinj dhe të talentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat