Zemërohet Irani, SHBA bëhet gati për sulme hakerësh

Bota

Zemërohet Irani, SHBA bëhet gati për sulme hakerësh

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

SHBA po bëhet gati për sulme hakerësh ndaj të cilave Irani mund të reagojë në shenjë proteste për shkak të rivendosjes së sanksioneve amerikane.

Këtë e kanë bërë të ditur ekspertët për kibernetikë. Shqetësimet për shkak të kërcënimeve të kibernetikës janë rritur që nga maji, kur presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi tërheqjen nga marrëveshja nukleare me Iranin.

Ekspertët pohojnë se pas vendosjes së sanksioneve kërcënimet do të rriten. Agjencitë e inteligjencës së SHBA-së kanë quajtur Iranin si njërin nga vendet kryesore të huaja kërcënuese për Amerikën, së bashku me Rusinë, Kinën dhe Korenë Veriore.  

Vala e sulmeve ndërmjet viteve 2012-2014, për të cilat SHBA akuzoi Iranin, shkaktoi dëme në vlerë dhjetëra miliona dollarë. 

Hakerët synuan të depërtojnë edhe në infrastrukturën kyçe, por nuk patën sukses. 

Gjenerali Kasem Solejmani, kreu i njësisë së elitës së Gardës Revolucionare, dukej shumë i zemëruar, duke paralajmëruar muajin e kaluar "kapacitetet e luftës asimetrike" të Iranit, që nënkupton teknika të luftës jo tradicionale, madje edhe sulme.

Qeveria e Trump pretendon se ka vendosur sanksione për të parandaluar "agresionin" e Teheranit duke shkurtuar fondet e nevojshme për financim të terrorizmit, programit raketor dhe forcat e përfshira në konfliktet në Siri dhe Jemen.

Vala e parë e sanksioneve hyri në fuqi dje, duke nënkuptuar bllokimin e transaksioneve financiare dhe importeve të lëndëve të para, si dhe ndëshkimet në sektorët e automobilave dhe aeroplanëve.

Vala e dytë e sanksioneve në nëntor do të godasë sektorin e naftës dhe gazit në Iran, si dhe bankën qendrore iraniane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat