Liam Fox: Një Brexit pa marrëveshje, skenari më i mundshëm

Bota

Liam Fox: Një Brexit pa marrëveshje, skenari më i mundshëm

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:31
Liam Fox

Ministri britanik i Tregtisë Ndërkombëtare, Liam Fox vlerësoi sot se hipoteza e një Brexit pa marrëveshje mes Londrës dhe Brukselit, është më e mundshmja duke kritikuar papajtueshmërinë e Komisionit Europian në këto negociata.

I pyetur mbi mundësinë për të parë Britaninë e Madhe të dalë nga BE-ja pa u arritur një marrëveshje, Liam Fox e vlerësoi në raportin “60% me 40%”, ndonëse bisedimet mes dy palëve duhet të vazhdojnë deri në samitin europian të tetorit, ku do të përcaktohet edhe organizimi i ndarjes, të parshikuar më 29 mars 2019.

“Mendoj se papajtueshmëria e Komisionit Europian na nxit drejt një dalje pa marrëveshje”, theksoi ministri që është pro Brexit në një intervistë për “Sunday Times”.

Ai kritikon Brukselin se “është mbyllur pas obsesioneve ‘teologjike’ më shumë se sa të shqetësohet për mirëqenien ekonomike të europianëve. Në këtë mënyrë mund të ketë vetëm një zgjidhje”, gjykoi ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat